Në qendër të Shkupit vendosen katër shtatore të reja
07/05/2011
Në sheshin “Maqedonia” është vendosur shtatorja e Dimitrija Çupovskit, ndërsa e ka përpunuar Miroslav Slavkovic. Shtatorja e Gjeorgjia Pulevskit, të cilën e bëri Sretko Jovanovski, është vendosur afër Urës së Gurit.
Para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është vendosur shtatorja e Krste Petkov Misirkov, ndërsa autor është Tome Serafimovski. Shtatorja e “Heronjve Maqedonas” është vendosur në parkun “gruaja – luftëtare”, ndërsa autor i veprës është Kiril Mukaetov. /Zhurnal/Telegrafi/


