Please enter at least 3 characters.

Në Prishtinë konfiskohen para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara

2016/01/tenton-t-euml-deponoj-euml-para-t-euml-falsifikuara-n-euml-bank-euml_hd.jpg

Në Prishtinë policia ka konfiskuar monedha që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin e policisë thuhet se një zyrtar i një banke ka lajmëruar rastin.

"Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se gjatë numërimit të monedhave të deponuara në bankomat ka hasur në një shumë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Njësiti i forenzikës ka konfiskuar parat e dyshuara", ka njoftuar Policia.

Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse. /Telegrafi/