Please enter at least 3 characters.

Në Orizare të Velesit protestohet për mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm (Video)

2017/06/pa-uje_6394.jpg

Kanal5 bën të ditur se banorët e fshatit Orizare të Velesit kanë protestuar sot, duke bllokuar rrugën, pasi që nuk kanë ujë për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se nuk kanë më durim dhe e bllokuan rrugën Veles - Çashkë. Ata janë të revoltuar se edhe festën e Bajramit e kaluan pa ujë dhe theksuan se organet përgjegjëse nuk kanë veshë për t'i dëgjuar kërkesat e tyre.

Kryetari i komunës u zotua se do të ndërtohet një ujsjellës i ri për këtë fshat, mirëpo banorët paralajmërojnë protesta edhe në ditët në vijim./Telegrafi/