Please enter at least 3 characters.

Në orët e pasdites e gjatë vikendeve “ndalohen” sëmundjet e zemrës! (Video)

2016/01/n-euml-or-euml-t-e-pasdites-e-gjat-euml-vikendeve-ldquo-ndalohen-rdquo-s-euml-mundjet-e-zemr-euml-s-video_hd.jpg

Edhe pse zyrtarë të kësaj klinike lavdërohen se është rritur volumi i punës, aty nuk bëhet koronarografia e as intervenimi i rasteve të infarktit akut në orët e pasdites, e as gjatë vikendit, raporton KTV.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Gani Bajraktari, i cili nuk ka pranuar të flasë para kamerave, nëpërmjet telefonit i ka thënë KTV-së se nuk ka kohë të merret vetëm me mediet, sepse ka punë shumë e agjendë personale, transmeton koha.net.

Kësaj klinike i duhen 1.1 milion euro për të ngritur kapacitetet, të cilat mjete i kanë kërkuar në drejtorinë e SHSKUK-së, derisa Ministria e Shëndetësisë është zotuar se do ta mbështesë.