Please enter at least 3 characters.

Në moshën 50 vjeçare, Heidi Klum ngacmoi imagjinatën e fansave duke pozuar e zhveshur

2023/10/heidifk-1.jpg

Heidi Klum ka postuar një fotografi ku shfaqet e zhveshur në rrjetet sociale dhe ka ngacmuar imagjinatën e fansave.

“Qetësia para stuhisë” – ka shkruar ndër të tjera bukuroshja në përshkrim.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon, 50-vjeçarja deklaroi se ka plane të mëdha për Halloweenin e këtij viti.

(Foto: Instagram/heidiklum)

Kujtojmë se vitin e kaluar vendosi “të shndërrohej” në një krimb, ndërsa tregoi se e kishte planifikuar kostumin prej dy vitesh.

Artisti i grimit, Mike Marino dhe ekipi i tij nga kompania Prosthetic Renaissance janë kredituar për krijimin e kostumit të saj. /Telegrafi/