Please enter at least 3 characters.

Në moshën 103-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda hollivudiane, Kirk Douglas

2020/02/KirkMichaelDouglas-1-e1580974887933.jpg
238:"LOS ANGELES - APRIL 7: Actor Kirk Douglas (L) and son producer/actor Michael Douglas arrive at the premiere of "It Runs In The Family" at the Bruin Theater on April 7, 2003 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka ndërruar jetë ikona e Hollywood, Kirk Douglas, në moshën 103-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Michael.

Duke qenë njëri nga yjet e fundit të epokës së artë, me vdekjen e tij merr fund edhe kjo epokë.

“Kirk e ka jetuar mirë jetën dhe lë pas vetes një trashëgimi në film që do të vazhdojë me gjenerata, ndërsa do të mbahet mend në histori si një filantrop që ka ndihmuar t’u ndihmojë njerëzve dhe të sjellë paqe në planet”.

“Më lejoni ta mbyll me fjalët që ia kam thënë në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilët gjithmonë do të jenë të vërteta. ‘Babi – të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam djali yt”, ka thënë Michael në deklaratën e tij.

Douglas, cili ka qenë i njohur për fizikun e tij dhe mjekrën dalluese, ka qenë një yll i madh në vitet e pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta.

Si aktor, producent, regjisor dhe autor – ai ishte një artist i fuqishëm. Karrierën e tij e përcaktojnë rolet në filmat e regjisorit Stanley Kubrick, “Paths of Glory” (1957) dhe “Spartacus” (1960). /Telegrafi/