Please enter at least 3 characters.

Në Mitrovicë arrestohet një person - kreu marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare

2019/02/arrestim-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka marrëdhënie seksuale me një vajzë 16 vjeçare.

Sipas raportit të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç.

“Viktima  ka deklaruar se me të dyshuarin  me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë. /Telegrafi/