Please enter at least 3 characters.

Në Maqedoni shënohet java e të drejtave të fëmijëve

2016/09/Femijet-foto-ilstr.jpg
32:"Shutterstock / Sergiy Bykhunenko

Nga 3 e deri më 7 tetor të këtij viti, në Maqedoni do të mbahet java e të drejtave të fëmijëve, ku do të ketë aktivitete të ndryshme artistike dhe sportive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi këtë çështje.

Motoja e sivjetme e javës së fëmijëve është ''Të drejtat e fëmijëve në një botë pa paragjykime'', ndërkaq tradicionalisht shënohet në javën e parë të tetorit, në kuadër të Javës ndërkombëtare të fëmijëve.

Kjo është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe komunikimit ndërkulturor në vend./Telegrafi/