Në Maqedoni organizohet konferencë për patunshmëritë
12/09/2016
Në muajin që vjen në Maqedoni do të organizohet Konferenca e parë për investime në patundshmëri, qëllimi kryesor i së cilës është prezantimi i prirjeve të tregut me patundshmëri në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllim tjetër i kësaj konference është edhe theksimi i mundësive që ekzistojnë në këtë sektor, si edhe lidhja e të gjithë veprimtarëve në vend dhe jashtë që punojnë në këtë sektor.
Konferenca do t'i zhvillojë punimet më 4 tetor, kurse organizatorë janë Klowledge Center dhe E-Aukcija./Telegrafi/


