Please enter at least 3 characters.

Në krah të Loredana Zefit, Karim Adeyemi bën simbolin e shqiptarëve dhe shfaqet me flamurin kuqezi

Karim Adeyemi dhe artistja shqiptare Loredana Zefi kanë vizituar sërish Kosovën, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë me paraqitjet e tyre të përbashkëta.

Së fundmi, dyshja janë shfaqur së bashku gjatë një vizite në një zonë piktoreske malore, ku dukeshin duke shijuar natyrën dhe momentet pranë njëri-tjetrit, teksa vozitnin një veturë për terrene malore.

Ata ndanë me ndjekësit disa pamje nga aventura e tyre, të cilat morën menjëherë vëmendjen.

Foto: Loredana Zefi / Instagram

Një nga postimet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i futbollistit Adeyemi, i cili shihej duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me dy koka — një gjest që u vlerësua shumë nga fansat shqiptarë.

Përveç këtij veprimi, vëmendje mori edhe xhaketa e tij, në të cilën ishte i vendosur flamuri kuqezi shqiptar, duke treguar edhe një herë respektin dhe afërsinë që ai ka ndaj kulturës dhe simboleve shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që Karim Adeyemi shpreh respekt për traditat shqiptare apo viziton Kosovën.

Futbollisti ka treguar edhe më parë lidhjen dhe simpatinë që ka për shqiptarët, gjë që është pritur gjithmonë pozitivisht nga publiku.