Please enter at least 3 characters.

Në Kosovë, mot me diell edhe gjatë dy ditëve të ardhshme

2016/06/fundjava-me-diell-java-e-ardhshme-m-euml-e-ngroht-euml_hd-1200x630.jpg

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, me temperatura deri në 12 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Mot të tillë do të kemi si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/