Please enter at least 3 characters.

"Ne kemi një shans të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B” - përzgjedhësi i Islandës beson në rikthim

Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, në konferencën e mbajtur për shtyp deklaroi se rezultati 2-1 ndaj Kosovës nuk është fundi i botës dhe se është i kthyeshëm. 

Ai tutje theksoi se qëllimi i Islandës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Ditët e fundit është punuar për t’i përmirësuar gabimet e ndeshjes së parë. Ishte një paraqitje mjaft e mirë në një fushë të vështirë. Rezultati 2-1 nuk është fundi i botës kështu që ne kemi një shans të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B”, ka thënë Gunnlaugsson.

Islanda ishte në Ligën B dhe kërkon të mbetet në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova ishte në Ligën C dhe kërkon që për herë të parë të garojë në Ligën B, në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” të dielën nga ora 18:00 do ta luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Murcia të Spanjës. /Telegrafi/