Please enter at least 3 characters.

Në Kaçanik prezantohet shfaqja “Vajza e mbështjellur me flamur” kushtuar heroinës Ylfete Humolli

Në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik u prezantua shfaqja “Vajza e mbështjellur me flamur”, e realizuar nga Teatri “Aleksandër Moisiu” nga Kamenica, kushtuar heroinës shqiptare Ylfete Humolli.

Ngjarjen e ndoqën nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës, të cilët përjetuan emocione të veçanta nga performanca e aktorëve.

Sipas organizatorëve, aktorët prezantuan profesionalizëm dhe mjeshtëri në interpretimin e tyre, duke sjellë një përvojë artistike të veçantë për të rinjtë dhe komunitetin.

Shfaqja u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa realizimi i saj në Kaçanik u mbështet edhe nga institucionet komunale. /Telegrafi/