Please enter at least 3 characters.

Në Igumenicë arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, u kapën me heroin

2017/10/heroin.jpg

Dy shtetas të Maqedonisë raportohet të jenë arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi që janë kapur me rreth shtatë kilogram heroin.

Droga ka qenë e fshehur në brendi të shasisë së veturës, kurse është zbuluar nga qeni i policisë, i specializuar për kërkime të këtilla.

Mediat lokale në Greqi raportojnë se të arrestuarit kanë tentuar që të nisen drejt Italisë.

Të arrestuarit janë të moshës 41 dhe 48 vjeçare./Telegrafi/