Please enter at least 3 characters.

Në gjendje të dehur i hyri në tarracë dhe ia theu xhamin, Policia arreston të dyshuarin në Graçanicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:45.

“Graçanicë 10.08.2026 - 23:45. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte në gjendje të dehur ka hyrë në tarracën e banesës së saj dhe me shishe qelqi ka thyer dritaren e tarracës si dhe ka dëmtuar automjetin e saj”, thuhet në raport.

Është arrestuar i dyshuari dhe pas matjes me alkoo-testit ka rezultuar 1.39 promil.

Me vendim të prokurorit, pas këndelljes i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/