Please enter at least 3 characters.

Në fshatin Lluzhan të Podujevës sot vendoset mamografi mobil, ftohen gratë të kryejnë kontrollat

2024/10/9FA927F5-0027-4BDE-8AA1-D35D771DE615.jpeg

Komuna e Podujevës ka njoftuar se sot do të vendoset mamografi mobil në fshatin Lluzhan.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se "Gratë dhe vajzat do të kenë mundësinë të kryejnë kontrolle pa pagesë, falë iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë".

Mamografi mobil në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lluzhan do të qëndrojë nga ora 10:00 deri në 14:00.

Komuna e Podujevës fton të gjitha gratë dhe vajzat të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë kontrolle falas tek mamografi mobil. /Telegrafi/