Në dy vjetorin e pushtimit rus, ukrainasit sulmojnë me dron fabrikën më të madhe të metalurgjisë në Rusi
24/02/2024
Si sot dy vite më parë, Rusia nisi pushtimin e pajustifikuar të shtetit ukrainas.
Megjithatë, forcat ukrainasve me krenari po i kundërvihen forcave të Vladimir Putinit, dhe herë pas here po kryejnë sulme në brendësi të territorit rus.
Një prej tyre duket se e kanë realizuar gjatë mbrëmjes së kaluar duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale Rusisë, shkruan skynews.
Në fakt, një zjarr shpërtheu në fabrikën më të madhe ruse të metalurgjisë në rajonin e Lipetsk.
Mediat raportojnë se sulmi është realizuar me dron dhe këtë e kanë bërë ukrainasit me ndihmën e sabotuesve rus.
Ndryshe, fabrika metalurgjike “Novolipetsk” prodhon 18 për qind të çelikut të Rusisë. /Telegrafi/


