Please enter at least 3 characters.

Në ditën e parë të vjeshtës ulën temperaturat

2020/12/vjeshta-moti.png

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

IHMK thotë se "po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë)".

Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/