Please enter at least 3 characters.

Në detaje goli i Barcës ndaj Granadas, të gjithë lojtarët e përfshirë në aksion

2020/01/BarcelonavsGranada.jpg
278:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 19: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with his team mates after scoring his team's first goal during the La Liga match between FC Barcelona and Granada CF at Camp Nou on January 19, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e pati të vështirë ta thyente mbrojtjen e Granadas në ndeshjen e të dielës mbrëma, prandaj duhej të ndodhte diçka e veçantë që të shënohej goli i fitores.Riqui Puig e fitoi posedimin e topit në krahun e majtë për ta nisur aksionin, para se t’ia pasonte topin Sergio Busquetsit, i cili e ktheu prapa te Lionel Messi.

Argjentinasi reagoi shpejt për ta dërguar para tek Antoine Griezmann që ndodhej në vijën e zonës dhe ia vazhdoi Arturo Vidalit që ishte në gjashtëmbëdhjetëmetërsh. Mesfushori kilian dhuroi një asistim të mrekullueshëm me thembër drejt Messit, i cili u gjet përballë portierit Rui Silva dhe e dërgoi topin në rrjetë.Ky ishte goli i 14-të i superyllit të Barcës këtë sezon ën La Liga, ndërsa pas tij ndodhet Karim Benzema me 12 gola të shënuar. /Telegrafi/