Në burgun e sigurisë së lartë, festë me valltare të zhveshura (Video, +16)
02/03/2016
Në një burg që ndodhet në El Salvador të Amerikës Qendrore, tri valltare të zhveshura i kanë argëtuar afro 200 të burgosur.
Të burgosurit kanë kërkuar nga autoritetet e burgut, që të organizojnë një aheng, për një festë religjioze. Por, në pamjet e xhiruara, shihet diçka tjetër.
Video e publikuar në rrjete sociale, i tregon tri femra të zhveshura që bëjnë lëvizje joshëse, para të burgosurve të eksituar, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e burgut Izalco, nuk i janë përgjigjur medieve rreth rastit, duke pretenduar se ‘janë duke u bërë hetime’.
Nuk bëhet e ditur si janë futur brenda këto tri valltare, apo sa ka zgjatur ky aheng. /Telegrafi/


