Please enter at least 3 characters.

Në aksidentin tragjik në Kroaci humbi jetën edhe një qytetar nga Podujeva

2021/07/221318651_3084350981779453_7338211744561848943_n-e1627289839838.jpg

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se në mesin e viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci, është edhe Sevdali Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendësit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit”, ka shkruar Bulliqi.

Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.

“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë̈ tona do të qëndrojmë̈ pranë̈ familjes në këto momente të rënda”, ka shkruar i pari i Podujevës. /Telegrafi/