Në aksidentin para Qeverisë viktimë ishte plaka nga Tetova
21/12/2016
Këtë mëngjes para qeverisë është lënduar me makinë 69 vjeçarja D.S., përcjell Telegrafi Maqedoni.
Plaka është lënduar me makinë të tipit “Renault Clio” me targa regjistrimi të Shkupit reth orës 8:20, njoftojnë nga MPB.
E lënduara është transferuar në Qendrën Urgjente, mirëpo ende nuk ka informacione rreth gjendjes së saj shëndetësore.
Sipas disa mediumeve, e moshuara nuk ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësorët. /Telegrafi/


