Please enter at least 3 characters.

Në afërsi të një kodre në Banjskë, Policia sekuestron një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe 689 fishekë

2023/11/vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-3-e1704443223795.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Njësia policore gjatë patrullimit në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:45 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të persona të arrestuar, por rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, rasti është cilësuar “armëmbajtje pa leje”.

“Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/