Please enter at least 3 characters.

Ndryshon Flaka Krelani, bëhet edhe ajo me stilin e flokëve "bob"

2019/08/67496733_386350765220050_2694771788500076994_n-e1565971648794.jpg

Këngëtarja Flaka Krelani është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh për fansat fotografi nga aktivitetet e ndryshme muzikore apo edhe jeta e përditshme.

Mes shumë fotografive provokuese që publikon kryesisht muajve të fundit, në imazhet më të reja të ndara me ndjekësit në Instagram, Flaka kësaj here u shfaq krejt ndryshe.

Ajo i njoftoi ndjekësit me ndryshimin drastik të bërë në dukje, pasi kishte prerë flokët e saj, duke marrë kështu formën e stilit të ashtuquajtur "bob" të flokëve.

Këngëtarja nga Gjakova ka publikuar disa fotografi, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Flaka ka qenë shumë e angazhuar këtë verë me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore anë e mbanë trevave shqiptare. /Telegrafi/