Please enter at least 3 characters.

Ndoqi me muaj Luana Vjollcën, deri në banesë -  Policia konfirmon arrestimin e të riut nga Kosova

2021/02/132629996_1003934776764649_1663991540923722415_n-e1612257785732.jpg

Për muaj me radhë në mediat shqiptare është raportuar se prezantuesja dhe njëherësh moderatorja, Luana Vjollca, është duke u përndjekur.

Gjatë ditës së sotme (e martë), Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili dyshohet për përndjekje të bukuroshes, shkruan BalkanWeb.

Mësohet se i dyshuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi thuhet se kishte shkuar Vjollcës deri në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares. Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve. /Telegrafi/