Ndihma e shpejtë arrin në Gjykatën ku gjendet Janeva
21/08/2019
Para Gjykatës Penale në Shkup ka arritur një veturë e Ndihmës së Shpejtë. Për momentin prokurorja speciale publike, Katica Janeva është në godinën e Gjykatës Penale ku pritet që gjykatësi i procedurës paraprake të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për paraburgimin e saj.
Ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë hyri në objektin e gjykatës, dhe për një pak kohë dolën nga gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata nuk u përgjigjen në pyetjet e gazetarëve nëse kanë intervenuar tek gjendja shëndetësore e Janevës.
Ndryshe, Janeva ishte arrestuar sot pasdite. Prokuroria Themelore Publike kërkoi paraburgimin e saj për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin 'Haraçi./Telegrafi/


