Please enter at least 3 characters.

Ndeshje fantastike ndërmjet Ajaxit dhe Juves - dinamikë, gola, por pa fitues

2019/04/Bernardeschiajax1.jpg
298:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: Federico Bernardeschi of Juventus is fouled by Lasse Schone of Ajax during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajaxi dhe Juventusi kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Johan Cruijff ArenA.

Lojë mjaft dinamike u zhvillua në pjesën e parë. Federico Bernardeschi e pati rastin e parë që në minutën e dytë të takimit, ndërkohë që Wojciech Szczesny e mbrojti goditjen e Hakim Ziyech.

Donny van de Beek u tregua i rrezikshëm për vendasit, ndërsa një tjetër mundësi iu dha anësorit të Juves, Bernardeschi.

Cristiano Ronaldo (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Pas disa rasteve nga të dyja anët, ishte njeriu i njohur për golat e tij në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo, ai qe e zhbllokoi rezultatin.

Portugezi kombinoi me bashkëkombësin e tij, Joao Cancelo, i cili harkoi në zonë dhe CR7 shënoi me kokë (45').

Porsa filloi pjesa e dytë, rezultati u barazua. David Neres i shmangu lojtarët kundërshtarë dhe dërgoi një goditje fantastike drejt portës së Szczesnyt, e cila u ndal në rrjetë (46').

David Neres (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, vendasit patën disa raste të njëpasnjëshme në përpjekje për ta shënuar golin e dytë, mirëpo Bianconerët ia dolën të mbaheshin.

Douglas Costa e pati shansin më të mirë për mysafirët në gjysmën e dytë duke i kaluar disa lojtarë, por golin ia mohoi shtylla.

Rezultati prej 1-1 është në favor të Juventusit, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon para tifozëve në Torino, mirëpo Ajaxi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse, prandaj gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x75lvl3

https://www.dailymotion.com/video/x75lv4p