Ndeshja Maqedoni - Ukrainë, në Shkup ‘regjim’ i posaçëm komunikacioni
09/10/2015
Për shkak se pritet që të rritet intenziteti i komunikacionit thonë nga SPB-Shkup, me të cilën policia rrugore do të duhet të vendos një regjim të veçantë të komunikacionit edhe atë që nga ora 17 do të jetë i mbullur nje pjesë e rrugës “ Aminta treti’ dhe atë në pjesën me udhëkryqin e rrugës ‘Jordan Haxhikostanovski Xhinot’ deri tek stadiumi, ku në stadium do të lëshohen vetëm veturat me përpërasi kalimi.
Në orët e mbrëmjes do të merren masa që nga ora 19 për të larguar të gjitha veturat që janë të parkuara në rrugën që çojnë rreth stadiumit, thonë nga policia.
Ata gjithashtu bëjnë apel tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ‘regjimin’ e posaçëm dhe shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/


