Please enter at least 3 characters.

Ndërtimi i autostradës Kijevë-Zahaq, nënshkruhet marrëveshja për hua

2017/12/unnamed-1-10.jpg

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë – Zahaq.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZH-it për Transport Sue Barrett.

Kjo marrëveshje kap shumën prej gjithsej 71 milionë eurove. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bëhet në Ministrinë e Financave. /Telegrafi/