Please enter at least 3 characters.

Ndërtesa e Qeverisë dekorohet me ngjyrat e flamurit të LGBT-së (Foto)

2016/05/13262185_1202609249752031_83045393_o-e1463510980173.jpg

Sot në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT).

Për nder të kësaj dite në Prishtinë u organizua një marsh ku të pranishëm ishin presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish presidentja, Atifete Jahjaga, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ambasadori Greg Delawie, ambasadori britanik, etj.

E, në orët e mbrëmjes ndërtesa e Qeverisë ka marrë ngjyrat e flamurit LGBT, për të shprehur kështu solidarizimin për komunitet, transmeton Telegrafi.

Vlen të përmendet se në Kosovë ka reagime të shumta për këtë pjesë të shoqërisë njerëzore./Telegrafi/