Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë Ginger Baker, bateristi legjendar i "Cream"

2019/10/Ginger-Baker-e1570377580110.jpg
224:"NORTH HOLLYWOOD, CA - NOVEMBER 06: Musician Ginger Baker of Cream performs at the Rock 'N' Roll Fantasy Camp at AMP Rehearsal Studios on November 6, 2015 in North Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Bateristi legjendar, Ginger Baker, një nga themeluesit e grupit britanik "Cream", ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, ndërsa djali i muzikantit ka shkruar në Twitter se baba i tij ka ndërruar jetë në paqe në spital.

Baker njihet si një nga bateristët më inovativë dhe me shumë ndikim në muzikën botërore - njofton BBC.

Stili i tij karakterizohej nga një kombinim i fuqisë së zhanreve xhaz dhe rok të papërpunuar, transmeton KP. Ai ishte një personalitet temperament dhe konfliktuoz, sjellja e të cilit në skenë shpesh shkaktonte probleme.

Grupi tre anëtarësh, "Cream", luajti nga viti 1966 deri në vitin 1968. Së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Jack Bruce dhe Eric Clapton, ai u pranua në shtëpinë e të famshmëve Rock and Roll Hall of Fame në 1993.