Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Hilmi Brahimi

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Hilmi Brahimi, i njohur edhe si një nga pronarët e kompanisë HEBS Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi publik, ku është theksuar se i ndjeri ka lënë pas një kontribut të rëndësishëm në fushën profesionale dhe komunitare.

“Sot, më 15.06.2026, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Dr. Hilmi Brahimi”, thuhet në njoftimin e familjes Brahimi.

Në njoftimin e publikuar, ai përshkruhet si një person me vlera të larta njerëzore dhe profesionale, i përkushtuar ndaj familjes, punës dhe komunitetit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

“Me ndershmërinë dhe punën e palodhshme, ai la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të”, thuhet më tej në njoftim.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 20:22, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. /Telegrafi/