Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë 17-vjeçari, i cili u plagos dje në Prishtinë

2020/03/QKUK-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë 17-vjeçari, L.B, i cili është plagosur ditën e enjte në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Sot rreth orës 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë L.B, 17 vjeç, person i plagosur dje në Prishtinë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi ajo.

Ahmeti bëri të ditur se lidhur me rastin i cili është cilësuar si vrasje e rëndë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre./Telegrafi/