Ndërrohet kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së
Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.
Me rastin e dorëzimit të detyrës, Bega i falënderoi të gjithë për bashkëpunim.
Ndërsa, kryetari i ri Irfan Veseli u zotua se do të punojë për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve.
“Është e vërtetë që Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit ka pasur njolla të zeza, por unë zotohem që do të punoj për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të Parlamentit Studentor. Përveç tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë strukturat e studentëve dhe studentët në përgjithësi”, tha Veseli. /Telegrafi/


