Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet koncerti i Xenit në Gjakovë për shkak të mosrespektimit të distancës

2020/04/s-7.png

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi - Xeni, ka mbajtur ditën e sotme (e diel) një koncert disa minutësh në komunën e Gjakovës.

Megjithatë, koncerti i paraparë të realizohej në disa lagje të ndryshme të Gjakovës nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Ai u ndërpre për arsye se nuk ishin respektuar masat e duhura të distancës ndërmjet njerëzve që po e shikonin interpretimin 'live' të këngëtarit.

Shkëlzen Jetishi (Foto: RTV Dukagjini)

“Zonja dhe zotërinj me vjen keq por me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, duhet ta ndërpresim menjëherë. Kjo është si pasojë po më duket e mosrespektimit të largësisë dhe distancës”, ka thënë Jetishi.

Përveç Xenit, në këtë koncert performoi edhe djali i tij, këngëtari Korab Jetishi, Zenel Doli dhe orkestra Buxhovi.

Të njëjtit interpretuan disa nga këngët më të njohura qytetare, ndërsa u duartrokitën nga banorët e qytetit të Gjakovës. /Telegrafi/