Please enter at least 3 characters.

Ndan një foto nga fëmijëria përkrah të atit dhe Getinjos, Mozzik: Ka qenë kohë e vështirë, por e bën më të mirë kur e sheh se deri ku kemi arritur

2021/12/Screenshot_2-79-e1639603065513.png

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, është mjaft aktiv dhe ndan me fansat postime të ndryshme, përfshirë detaje nga karriera e jeta personale.

Ai së fundmi ka shpërndarë një shkrim prekës në InstaStory, një fotografi kur ishte fëmijë së bashku me të babanë dhe vëllanë e tij, reperin Getinjo.

Ai thekson se kanë kaluar kohë të vështira, por që tani është i lumtur për atë që ka arritur.

Mozzik (Foto: InstaStory)

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të reperit (pa ndërhyrje):“Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzitë. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne.Në gjendje të mbajë 3/4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur.Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet, por shumë shpejt.Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj bablok mbërrita a jeni mirë?Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë baba im është idolli im.Respekt, në foto baba, unë, Getoari!”. /Telegrafi/