Please enter at least 3 characters.

Ndalesë komunikacioni për kamionë në rrugët Strugë-Qafëthanë dhe Gostivar-Mavrovë

2017/10/Foto-Bora-e1519635629443.jpg

Reshjet e dëborës që nga pasditja e kanë rënduar komunikacionin në rrugët e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, në rrugën Gostivar-Mavrovë vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Edhe në rrugën Strugë-Qafëthanë është vendosur ndalesë për automjetet e rënda transportuese ndërsa nga LAMM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme me shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit./Telegrafi/