Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare artisti Vinçenc Gjini
10:"Praktikant
22/09/2022
Prof. Mr. Sc. Vinçenc Gjini (22.01.1935 - 22.9.2022) ka ndëruar jetë në moshën 88 vjeçare në Istër të Kroacisë.
Gjatë karrierës së tij të bujshme ka punuar si profesor i rregullt në Akademinë e Arteve (në degën e muzikës) në Universitetit e Prishtinës.
Pedagog i shquar dhe kompozitor me gamë të gjërë të krijimtarisë në muzikën klasike.
Ka fituar çmime prestigjioze në kohën e ish-Jugosllavisë si dhe çmimin për veprën jetësore të Republikës së Kosovës.
Nga viti 1992, Prof. Gjini me familje ka jetuar në Istër të Kroacisë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, më 24.09.2022 në orën 13:00, në varrezat në Krasica të Istrës së Kroacisë. /Telegrafi/


