Please enter at least 3 characters.

Ndahen çmimet e Serie A, Dimarco shpallet lojtari më i mirë – shpërblehen edhe Yildiz e Paz

Federico Dimarco është shpallur MVP i Serie A për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm, në të cilin mbrojtësi i majtë i Interit vendosi rekord të ri historik për asistime në një sezon të vetëm në elitën italiane, ndërsa “Nerazzurrët” fituan Scudetton dhe Kupën e Italisë.

Lista e plotë e çmimeve në Serie A për 2025/26:

Lojtari më i mirë: Federico Dimarco (Inter)

Ylli në ngritje: Kenan Yildiz (Juventus)

Portieri më i mirë: Mile Svilar (Roma)

Mbrojtësi më i mirë: Marco Palestra (Cagliari)

Mesfushori më i mirë: Nico Paz (Como)

Sulmuesi më i mirë: Lautaro Martinez (Inter)

Trajneri më i mirë: Cristian Chivu (Inter)


Dimarco kontribuoi me gjashtë gola dhe 18 asistime në kampionat – numri më i lartë i asistimeve i regjistruar ndonjëherë në një sezon të vetëm të Serie A.

Çmimi “Ylli në ngritje” për Yildiz nënvizon besimin e Juventusit te sulmuesi i ri turk, pavarësisht një sezoni të vështirë për klubin, ndërsa shpërblimi për Svilarin kurorëzon një kampanjë të shkëlqyer të portierit të Romës.

Ndërkohë, çmimi i Palestras si mbrojtësi më i mirë i fituar gjatë huazimit te Cagliari nga Atalanta, pritet ta rrisë edhe më shumë interesimin për të këtë verë nga Interi dhe klube të tjera.

Sa i përket Nico Paz, i shpallur mesfushori më i mirë pas një sezoni sensacional me Comon, ky vlerësim i jep edhe më shumë peshë deklaratave të Cesc Fabregas, i cili ka insistuar se argjentinasi ose do të qëndrojë, ose do t’i bashkohet Real Madridit./Telegrafi/