Please enter at least 3 characters.

Ndahen 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë

2022/05/magjistralja-Prishtine-Podujeve-foto-Ridvan-Slivova-21.jpg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t'i ndajë 6 milionë euro shtesë për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti në arsyetimin e këtij vendimi ka thënë se Ministria e Infrastrukturës po vazhdon punimet në këtë rrugë.

“Ministria përgjegjëse për Infrastrukturë është angazhuar që punimet të vazhdojnë me intensitet të lartë. Andaj, duke e konsideruar dinamikën aktuale të punimeve sjellim para jush për aprovim ndarjen e mjeteve shtesë për këtë rrugë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/