Please enter at least 3 characters.

NBA themelon akademi basketbolli në Kinë

2016/10/d1701cd8-4834-11e6-bde2-88ea9f1c6889_1280x720.jpg

Drejtoria e Ligës amerikane të basketbollit (NBA) paralajmëroi themelimin e akademisë së saj në Kinë.

NBA me projektin ndërkombëtar të zbulimit të talenteve të basketbollit do të themelojë akademi në qytetet kineze Jinanu, Urmuci dhe Hangzhou.

Presidenti i NBA-së, Adam Silver, i cili qëndron në Kinë me rastin e “NBA Global Games 2016”, deklaroi se qëllimi i themelimit të akademisë është të ndihmojë basketbollistët e rinj për të nxjerrë maksimumin e potencialit të tyre.