Please enter at least 3 characters.

Navalny në 'qelinë e ndëshkimit' në një burg të Arktikut

2024/01/lcimg-91def734-de4d-489d-a3a7-d0252f22738c.jpeg

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny pretendon se zyrtarët në koloninë penale të Arktikut, ku ai po vuan një dënim 19-vjeçar, e kanë izoluar atë në një "qeli të vogël ndëshkimi".

Ai tha se e vendosën atje për një shkelje të vogël, raporton skynews.

Zyrtarët e burgut e akuzuan atë se kishte refuzuar "të prezantohej në përputhje me protokollin" dhe e urdhëruan të vuante shtatë ditë në një qeli dënimi.

“Mendimi se Putini do të kënaqet duke më futur në një kazermë në veriun e largët dhe do të ndalojë së torturuari në burgun e dënimit ishte jo vetëm frikacak, por edhe naiv”, tha ai.

Navalny ka qenë pas hekurave që nga janari i vitit 2021, kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin.

Më pas ai u burgos me akuza për ekstremizëm, të cilin ai dhe aleatët e tij e mohojnë me forcë. /Telegrafi/