Please enter at least 3 characters.

Nate Diaz nuk ishte i impresionuar dhe përbuzi përballjen mes Khabib dhe Gaethje

2020/10/nate-diaz-khabib.jpg

Khabib Nurmagomedov mund të ketë dhënë një shfaqje të mirë në luftën e tij të fundit në UFC, duke mposhtur Justin Gaethje në raundin e dytë, por Nate Diaz qartë nuk ishte i impresionuar me këtë fitore.

Khabib mbrojti titullin e tij në peshat e lehta në UFC 254 të shtunën në mbrëmje kundër kampionit të përkohshëm Gaethje, dhe vazhdoi rekordin pa humbje 29-0.

Para luftës, ish-shoku i skuadrës së rusit, Daniel Cormier kishte sugjeruar që ndeshja me Gaethje ishte ndeshja më e vështirë e tij, por Khabib bëri një punë relativisht të lehtë në këtë luftë.

Pasi rrëzoi kundërshtarin e tij në fund të raundit të parë, ai bëri atë që di të bëjë më së miri në fillim të raundit të dytë dhe e ‘mbyti’ amerikanin pas vetëm një minute dhe 34 sekondash të pesë minutave të dyta.

Diaz, i cili ka një rrip të zi në ‘jiu-jitsu’, qartë nuk ishte i impresionuar me aftësitë e luftëtarit në këtë meç ndërsa ai shkoi në Twitter rreth kësaj.

“Rrip i bardhë”, ishte postimi i Diaz në Twtter./Telegrafi/

https://twitter.com/NTranslater/status/1320105580271460352

Momentet kyçe nga dueli: