Natalie Portman njofton se është shtatzënë me fëmijën e tretë
Aktorja e njohur, Natalie Portman, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, një lajm që e ka përshkruar si “një mrekulli të vërtetë”.
Ylli 44-vjeçar konfirmoi shtatzëninë në një intervistë për revistën Harper's Bazaar, duke treguar se ajo dhe partneri i saj francez, producenti muzikor Tanguy Destable, janë shumë të emocionuar për ardhjen e bebit.
“Jam shumë mirënjohëse. E di që është një privilegj dhe një mrekulli e tillë”, u shpreh aktorja, duke theksuar se është rritur në një familje ku flitej shpesh për vështirësitë e shtatzënisë, pasi babai i saj ishte mjek i fertilitetit, shkruan DailyMail.
Ajo shtoi se ndihet me fat dhe e vetëdijshme për sfidat që shumë familje përballen në këtë rrugëtim.
Ky do të jetë fëmija i parë për Portman me Destable, me të cilin lidhi marrëdhënie vitin e kaluar. Nga martesa e saj e mëparshme me koreografin Benjamin Millepied, aktorja ka dy fëmijë: djalin Aleph dhe vajzën Amalia. Çifti u nda në vitin 2023 dhe finalizoi divorcin një vit më pas.
Aktorja, e cila jeton prej kohësh në Paris, ka treguar se po e përjeton shtatzëninë me energji dhe qetësi, duke vazhduar aktivitetet fizike si noti dhe ushtrimet për forcim trupor.
Së fundmi, ajo u pa në Sundance Film Festival 2026, ku pozoi përkrah yjeve të rinj si Jenna Ortega, ndërsa vazhdon të ruajë privatësinë e familjes së saj larg vëmendjes publike. /Telegrafi/


