Please enter at least 3 characters.

Napoli refuzon ofertën e Atletico Madridit për Hysajn, kërkon më shumë për shqiptarin

2019/06/Hysaj-Napoli-1.jpg
240:"VERONA, ITALY - APRIL 14: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Serie A match between Chievo Verona and SSC Napoli at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 14, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli thuhet se ka refuzuar ofertën e Atletico Madridit prej 18 milionë eurove për shqiptarin Elseid Hysaj, pasi që mbrojtësi ka thënë se nuk po nxiton të largohet.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Rojiblancos kanë ofruar 18 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërinë.

Por, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka refuzuar atë, duke e konsideruar ofertën jo edhe aq të lartë.

Në ditët e fundit agjenti i lojtarit konfirmoi se mbrojtësi ishte duke kërkuar të largohet nga klubi në verë, duke shtuar se spanjollët janë një nga shumë ekipet e interesuara për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, ndërsa gjendet në detyrë ndërkombëtare për kualifikuesit e Euro 2020, duket se Hysaj nënkuptonte se një largim nuk ishte e garantuar.

"Nuk jam i mërzitur nga thashethemet që po bëhen. Kam edhe dy vjet në kontratën time me Napolin dhe tani jam fokusuar në futbollin ndërkombëtar, atëherë do të kem një pushim", ka thënë Hysaj.

25-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli në 2015 për pesë milionë euro dhe ka bërë 170 paraqitje gjatë kohës së tij në Stadio San Paolo. /Telegrafi/