Please enter at least 3 characters.

Napoli në çerekfinale të Kupës

2016/01/napoli-n-euml-ccedil-erekfinale-t-euml-kup-euml-s_hd.jpg

 Napoli e filloi keq këtë takim. Ishte De Luca ai që realizoi në minutën e 14-të për 1-0, teksa Jose Callejon një minut më vonë barazoi për të qetësuar të gjithë.

Në pjesën e dytë napolitanët sulmuan edhe më shumë. Lorenzo Insigne e kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 72-të pas ofensivës së madhe.

Yepes u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë dhe këtë e shfrytëzoi Jose Callejon që realizoi për 3-1 në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitoreje Napoli në çerekfinale takohet me Lazion. /Telegrafi/