Please enter at least 3 characters.

Napoli - Juventus, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

2019/03/Ronaldo-Hysaj.jpg
227:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 29: Cristiano Ronaldo of Juventus in action during the Srie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on September 29, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images )
12:"Getty Images

Napoli pritet të nisë ndeshjen me dyshen Arkadiusz Milik dhe Lorenzo Insigne në sulm, ndërsa Juventusi pritet ta fillojë me Federico Bernardeschin në vend të Paulos Dybala.

Napolitanët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në derbin e vlefshëm për javën e 26-të te Serie A, ndeshje e cila zhvillohet në Stadio San Paolo nga ora 20:30.

Max Allegri konfirmoi në konferencën për shtyp se Cristiano Ronaldo do të fillojë ndeshjen, pavarësisht lëndimit që pati, ndërsa ai duhet të zgjedhë mes Emre Can dhe Rodrigo Bentancur në mesfushë, pastaj Dybala ose Bernardeschi në sulm.

Sipas raporteve të fundit nga kampi i Juventusit, Emre Can do të luajë përkrah Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi, ndërsa Bernardeschi është favoriti për të luajtur në sulm para Dybalas.

Carlo Ancelotti thuhet se ka zgjedhur të luajë në krahët e mbrojtjes me Kevin Malcuit dhe Faouzi Ghoulam, duke lënë në bankë mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.

Dybala pritet ta nisë ndeshjen nga banka (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado do të mungojnë te Juventusi shkaku i lëndimeve, ndërsa te Napoli, Mario Rui.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Meret; Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Allan, Fabian, Zielinski; Milik, InsigneFormacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo/Telegrafi/