Please enter at least 3 characters.

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan dhe Alessandro Bastoni do të humbasin ndeshjen e kësaj jave ndaj Napolit në rast se ndëshkohen me karton të verdhë sot (e shtunë) ndaj Genoas, teksa Andre-Frank Zambo Anguissa rrezikon tek Napoli. 

Interi do ta vizitojë Napolin në ‘Stadio Maradona’ më 1 mars në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për titullin e Serie A.

Tifozeritë e të dyja taboreve do të përcjellin skuadrat e tyre në aksion këtë vikend, duke shpresuar se disa prej lojtarëve të tyre më të mirë nuk do të marrin karton të verdhë.

Interi do të jetë nikoqir i Genoas mbrëmjen e së shtunës, teksa Napoli do t’i bëjë një vizitë Comos të dielën.

'Nerazzurrët' i kanë tre lojtarë në rrezik të suspendimit për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Genoas.

Barella, Mkhitaryan dhe Bastoni kanë marrë nga katër kartonë deri më tani, teksa i pesti do të bënte që ata të mos luajnë një ndeshje si dënim.

E njëjta vlen edhe për mesfushorin e Napolit, Zambo-Anguissa, i cili duhet të jetë i kujdesshëm dhe të evitojë ndëshkimin ndaj Comos, nëse dëshiron të luajë ndaj Interit./Telegrafi/