Please enter at least 3 characters.

Napoli arrin marrëveshje me PSV-në, afër zyrtarizimi i Lozanos

2019/08/Lozano-PSV-1.jpg
230:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - APRIL 21: Hirving Lozano of PSV looks on during the Eredivisie match between PSV and ADO Den Haag at Philips Stadion on April 21, 2019 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i PSV-së, Hirving Lozano më në fund është i lirë të nënshkruajë për Napolin, pasi një marrëveshje prej 42 milionë eurosh thuhet se u arrit mes dy klueve.

Lazono ka treguar formë të lartë në vitet e fundit me klubin holandez dhe kombëtaren e Meksikës duke u bërë kështu një objektiv real i italianëve.

Sipas mediumeve Voetbal International dhe Tuttomercatoweb, Lozano ka vendosur për Napolin, me klubet dhe lojtarin që kanë arritur marrëveshje totale rreth transferimit.

Sidoqoftë, testet mjekësore nuk pritet të kryhen deri të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

Kjo pasi sipas Voetbal International, PSV ka ende 'çështje administrative' për përfunduar me ish-klubin e lojtarit, meksikanët e Pachucas.

Lozano llogaritet si njëri nga talentët më premtues në botë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Tuttomercatoweb, nga ana tjetër, pretendon se vonesa ka të bëjë me detajet e fundit të mbetura mbi të drejtat e imazhit.

Sidoqoftë, ai do të bëhet një shitje rekord për klubin holandez dhe nga ana tjetër - blerja më e kushtueshme në historinë e Napolit. /Telegrafi/