Please enter at least 3 characters.

Nagorno-Karabak: Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për një armëpushim të ri humanitar

2020/10/114950837_9c041f95-c992-463b-8204-61eef17368f4-e1602968066172.jpg

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Të dy konfirmuan se armëpushimi do të fillonte në mesnatë, sipas kohës lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi u mor në përputhje me marrëveshjet që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar.

Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht nga kjo marrëveshje.

Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi një rajon të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por që drejtohet nga armenët etnikë.

Si pasojë e luftimeve, qindra njerëz kanë vdekur.

Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që nga një luftë gjashtë-vjeçare mbi territorin që përfundoi me një armëpushim në vitin 1994.

Më herët të Shtunën, të dy kombet vazhduan të shkëmbenin akuza mbi shkeljet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia, të rënë dakord fundjavën e kaluar dhe dyshimet ka të ngjarë të mbesin edhe pas deklaratave të fundit. /Telegrafi/